Bota

Mjeti përfundon në rezervuar, humbin jetën 3 të rinj

Alarmi për zhdukjen e tyre ishte dhënë nga familjarët e të rinjve

E.K
Mjeti përfundon në rezervuar, humbin jetën 3 të rinj
Pamje nga nxjerrja e trupave

FRANCË- Tre të rinj të moshës 19 deri në 21 vjeç u gjetën të pajetë në orët e para të mëngjesit në Caumont-sur-Durance, pranë Avignon.

Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë udhëtonin me një makinë, e cila mendohet të ketë dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe kishte përfunduar në një rezervuar.

Lajmi për zhdukjen e të rinjve u dha nga familjarët dhe menjëherë policia nisi një operacion kërkimi deri sa gjeti makinën e tyre nën ujë.

Kërkimet u mbyllën shpejt në sajë të itinerarit që zbulonte llogaria në rrjetin social Snapchat që i përkiste një prej viktimave.

Poll

MOS HUMB