
MAQEDONIA E VERIUT- Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për mënyrën se si u betua Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova, e cila nuk përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së saj të betimit, por tha vetëm Maqedoni. Në këtë mënyrë, ajo shkeli Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.
Nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Bashkimi Evropian kërkoi edhe njëherë respektimin e plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.
“BE shpreh keqardhje për faktin që presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut nuk e përdori emrin kushtetues të vendit në ceremoninë e betimit,”- shkruhet në postim.
The EU regrets the fact that the new President of North Macedonia did not use the constitutional name of the country at the swearing-in ceremony.
— Nabila Massrali (@NabilaEUspox) May 12, 2024
Read the full statement ???? https://t.co/AwzqGVLgqW
Gordana Siljanovska Davkova u betua sot, si gruaja e parë Presidnete që nga shpallja e pavarësisë. Gjatë betimit në parlament ajo nuk e përdori referencën “Maqedoni e Veriut” siç është në kushtetutë, por emrin e vjetër “Maqedoni”. Kjo bëri që ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut të braktiste ceremoninë. Më herët edhe Ursula Von Der Lyen bëri thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Prespës. Fjalimi i saj ka nxitur reagime edhe në Greqinë fqinje.