Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë disa ndryshime në qeveri. Putin ka propozuar zëvendësimin e aleatit të tij të gjatë, Sergei Shoigu. Vendin tij pritet ta zërë ish-zëvendëskryeministri Andrei Belousov.
Ministri rus i mbrojtjes do të zëvendësohet, pas më shumë se dy vjetësh nga lufta në Ukrainë.
Shoigu, i cili ka shërbyer si ministër i mbrojtjes që nga viti 2012, do të marrë një rol si kreu i këshillit të sigurisë kombëtare.
Putin ka propozuar gjithashtu që Sergei Lavrov të vijojë të mbetet ministër i Jashtëm. Ndryshimet pritet të miratohen në Kuvend, pasi Putin praktikisht nuk ka asnjë opozitë.
Poll