
IZRAEL- Ushtria izraelite thotë se ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve rreth Gazës, më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të papritur në të cilin u vranë më shumë se 700 njerëz.
Njoftimi vjen më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm me mijëra raketa dhe dërgoi luftëtarë përtej kufirit në një inkursion të ngjashëm të cilin Izraeli nuk e ka parë që nga Lufta e Pavarësisë e vitit 1948.
Ndërkohë këtë të hënë disa linja ajrore aziatike u janë bashkuar transportuesve të tjerë të mëdhenj në pezullimin e fluturimeve në drejtim të Izraelit.
Transportuesi i Hong Kongut, Cathay Pacific gjithashtu anuloi fluturimin e tij të së martës për dhe nga Tel Aviv, duke thënë se do të monitoronte nga afër situatën.
Linjat ajrore në mbarë botën, duke përfshirë United Airlines, American Airlines dhe Delta Air Lines, kanë parë gjithashtu ndërprerje dhe anulime fluturimesh për shkak të konfliktit.