Bota

Melania Trump, marrëveshja e heshtur që ka bërë me bashkëshortin! Cili është prioriteti i saj?

Burimet pranë tyre thonë se Melania është aty kur është e nevojshme, por i pëlqen të qëndrojë larg fushatave dhe tubimeve, madje edhe atyre që mbahen në shtëpinë e çiftit në Mar-a-Lago.

a.l
Melania Trump, marrëveshja e heshtur që ka bërë me
Melani Trump

SHBA- Të afërmit e Melanie Trump janë të bindur se nëse ish-zonja e parë do të kishte mundësi të zgjidhte mes politikës dhe familjes, do të qëndronte tek kjo e fundit. Megjithatë, në organizime zyrtare ajo do të jetë gjithmonë e pranishme pranë bashkëshortit të saj, i cili synon të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo betejë nuk është çështje familjare për të. A

“Donald-it i pëlqen të jetë jashtë, dhe pavarësisht nga problemet e tij ligjore dhe financiare, dalja në fushatën e bën atë të lumtur”, thotë një burim për PEOPLE. 

Burimet pranë tyre thonë se Melania është aty kur është e nevojshme, por i pëlqen të qëndrojë larg fushatave dhe tubimeve, madje edhe atyre që mbahen në shtëpinë e çiftit në Mar-a-Lago. 

“Melania nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo shfaqet kur duhet, por nëse nuk është e nevojshme, preferon të qëndrojë larg vëmendjes", ka thënë ajo.

Burimet thonë për PEOPLE se ajo do të zgjidhte më mirë të kalonte kohë me djalin e saj, Barron Trump, ose babain e saj, Viktor Knaves, sesa të bisedonte me të huajt. Ish-zonja e parë, megjithatë, u shfaq në një darkë të kohëve të fundit të organizuar në resortin Palm Beach vetëm për anëtarët, ku çifti priti kryeministrin hungarez Viktor Orbán, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, shkruajnë mediat e huaja. 

Kur merr pjesë në këto evente, Melania lë gjithmonë prezencën e një zonjë të vërtetë dhe klas. Ish-zonja e parë është në zi për vdekjen e nënës së saj, Amalija Knaves, në janar në moshën 78-vjeçare./ZËRI

Poll

MOS HUMB