
SHBA- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në objektin e trajtimit të FBI-së në Irvine, ku raportohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 12:54 në magazinën "Road".
Departamenti i Sherifit të Qarkut Orange konfirmoi gjithashtu se të plagosurit, të cilët janë anëtarë të ekipit të Armëve Speciale dhe Taktikave të departamentit, po merrnin pjesë në një trajnim vjetor. Gjatë stërvitjes së tyre, një shpërthim ka ndodhur në ambiente të mbyllura ku mbetën të plagosur 16 anëtarë të ekipit. Të plagosurit janë dërguar në qendrën rajonale spitale dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën./ZËRI