Bota

SHBA ndalon Tik Tok! Reagon Kina: Do marim masa

Përballë kërcënimit të një ndalimi, presidenti dhe CEO i TikTok, Su Zhiqiu u bëri thirrje 170 milionë përdoruesve të mediumit amerikan që të reagojnë masivisht.

f.t
SHBA ndalon Tik Tok! Reagon Kina: Do marim masa
foto ilustruese

KINË-Një ditë pas vendimit të SHBA-së ku u ndërmor një hap tjetër drejt ndalimit të Tik Tok, pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projektligj që kërkon që rrjeti social të ndërpresë lidhjet me Kinën, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Pekini. Pekini siguroi se do të marrë "të gjitha masat e nevojshme" për të mbrojtur bizneset kineze.

"SHBA duhet të ndalojë presionet që synojnë të dëbojnë kompanitë e huaja nga tregu i saj", u ankua një zëdhënës i Ministrisë Kineze të Tregtisë, duke paralajmëruar se Kina "do të marrë të gjitha masat e nevojshme" për të mbrojtur bizneset e saj, raportojnë mediat e huaja.

“Ligji i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së e vendos SHBA-në në rrugën e kundërt me parimin e konkurrencës së ndershme dhe rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

Përballë kërcënimit të një ndalimi, presidenti dhe CEO i TikTok, Su Zhiqiu u bëri thirrje 170 milionë përdoruesve të mediumit amerikan që të reagojnë masivisht. Ai vlerësoi se ligji rrezikon 300 mijë vende pune në SHBA, kryesisht duke kërcënuar të privojë "miliarda dollarë" të ardhura nga "bizneset e vogla që varen nga TikTok".

Tik Tok është shënjestruar nga autoritetet amerikane për muaj të tërë, me shumë zyrtarë që thonë se platforma i lejon Pekinit të spiunojë dhe manipulojë 170 milionë përdoruesit e tij amerikanë, gjë që kompania e mohon me forcë. Kompania ka siguruar vazhdimisht se nuk ka marrë kërkesa të tilla nga Pekini dhe thekson se edhe nëse do të merrte, do të refuzonte të zbulonte të dhënat personale të përdoruesve të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB