
RUSI-Ish-presidenti i Rusisë dhe aleati i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, iu drejtua me tonë të ashpra Joe Biden. Indinjata e tij erdhi pas fjalimi të Joe Biden për gjendjen e kombit, i cili iu referua fjalimit të Roosevelt të vitit 1941 në Kongres, në të cilin presidenti i ndjerë tha se bashkimi po përballej me një kthesë të paprecedentë në histori.
Medvedev e përshkroi sot Joe Biden si "të çmendur dhe me aftësi të kufizuara mendore", shkruan Dailymail.
“Edhe pse Roosevelt ishte një njeri në një karrige me rrota, ai e nxori Amerikën nga Depresioni i Madh ” Biden, nga ana tjetër, është një i çmendur, me aftësi të kufizuara mendore, i cili është i vendosur të tërheqë njerëzimin në ferr,”- tha Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit rus.
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë të thellë në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin dhe Biden zemëroi zyrtarët rusë me komentin e tij 'të çmendur'. Biden e bëri këtë vërejtje në një fjali në lidhje me kërcënimet ndaj botës duke përfshirë ' Putin dhe të tjerët', rrezikun e konfliktit bërthamor dhe kërcënimin ekzistencial për njerëzimin nga ndryshimet klimatike.