Bota

Njihuni me Ekawati, nëna e vetme që fiton jetesën si taksiste ‘tre-rrotëshi’

Pas vdekjes së bashkëshortit të parë dhe ndarjes nga i dyti, asaj i duhet të paguajë qeranë dhe të ushqejë katër fëmijët e saj, duke fituar rreth 150,000 rupi ($10) në ditë nga pasagjerët, në zonën e fabrikave tekstile pranë tregut Tanah Abang.

a.l
Njihuni me Ekawati, nëna e vetme që fiton jetesën si taksiste
Ekawati

INDONEZI- Ekawati është një nënë e cila fiton jetesë si taksise 'tre-rrotëshi' në Indonezi. Kjo është e vetmja mënyrë që ajo të sigurojë mbijetesën, teksa një numër në rritje grash në Indonezinë konservatore, kërkojnë të punësohen jashtë shtëpisë. Ekawati tregon se mundohet t'i shmanget përditë trafikut famëkeq në kryeqytetin indonezian Xhakarta. 

“Duhet të bëhem e fortë pasi po fitoj jetesën në rrugë, dhe nga rruga”, thotë Ekaëati. 

Por kjo nënë nuk është se ka mundësi të tjera zgjedhjeje. Pas vdekjes së bashkëshortit të parë dhe ndarjes nga i dyti, asaj i duhet të paguajë qeranë dhe të ushqejë katër fëmijët e saj, duke fituar rreth 150,000 rupi ($10) në ditë nga pasagjerët, në zonën e fabrikave tekstile pranë tregut Tanah Abang.

“Taksia me tre rrota është mjeti më i thjeshtë për të punuar. Kam provuar dhe punë të tjera por kjo më duket më e leverdisshme”, thotë 42 vjeçarja që prej gati 10 vjetësh merr mjetin me qera.

Djali i saj i madh, tashmë 20 vjeç, nuk shkon më në shkollë dhe punon si korrier, çka e ndihmon shumë familjen, por Ekaëati thotë se përsëri ata jetojnë vetëm për të siguruar shpenzimet, si qiraja 800,000-rupia ($51.3) dhe ushqimi i familjes, pa pasur mundësi të kursejnë. Sipas të dhënave vendase në 12.72 përqind të famijeve në Indonezi gratë fitojnë të ardhurat e jetesës.

Fëmija i dytë i Ekawati ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje, por arriti të dërgonte në shkollën fillore djalin e madh, me ndihmë nga qeveria lokale, shkruajn Al Jazeera. 

“Unë duhet të drejtoj tre-rrotëshin për të fituar bukën, për të ushqyer e strehuar fëmijët. Shpresoj që Zoti të më japë shëndet por shpresoj dhe që fëmijët e mi të kenë sukses, jo si unë”, thotë gruaja e përlotur për rrjetin Al Jaseera. 

Teksa punon në një sektor të dominuar nga burrat, Ekaëati thotë se duhet të bëhet e fortë me punën në rrugë, prej tentativave të zhvatjes apo ngacmimeve e provokimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB