Bota

“Në stil perandorak”/ Plani i Putin që t'i trashëgojë pushtetin djalit sekret

Putin thuhet se dëshiron të vazhdojë të sundojë Rusinë derisa djali i tij "i fshehtë", Ivan, të mbushë 18 vjeç dhe ai t'i japë atij frenat e Kremlinit si 'car' të vendit.

k.m.
“Në stil perandorak”/ Plani i Putin që t'i
Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin po mendon t’i trashëgojë pushtetin, djalit të tij sekret 9-vjeçar. Kështu raporton media britanike “The Sun”, ndërsa shkruan për planet e fshehta të presidentit të Rusisë për gjetjen e një pasardhësi dinastik. Thuhet se tirani 71-vjeçar dëshiron të sjellë menjëherë në pushtet dy vajzat e tij të mëdha për të vepruar si "regjente" nëse shëndeti i tij cënohet. Sipas një teorie të re të çuditshme, Putin thuhet se dëshiron të vazhdojë të sundojë Rusinë derisa djali i tij "i fshehtë", Ivan, të mbushë 18 vjeç dhe ai t'i japë atij frenat e Kremlinit si 'car' të vendit. Kjo do të përfshinte ndryshimin e kushtetutës ruse - të cilën Putin nuk e ka pasur problem ta redaktojë më parë.

“Në stil perandorak”/ Plani i Putin që t'i

Pretendimi i çuditshëm vjen nga avokati rus, ish-deputeti dhe eksperti politik Mark Feigin, 52 vjeç, i cili dikur përfaqësonte grupin ikonik punk anti-Putin, Pussy Riot. Duke folur me prezantuesin e televizionit ukrainas Dmitry Gordon, i cili javën e kaluar pyeti Boris Johnson në Kiev, pohoi se Putini ka dy djem të vegjël me të dashurën e tij, Alina Kabaeva, 40 vjeç.

Sundimtari paranojak publikisht pretendon se ka vetëm dy vajza me gruan e tij të parë - por mendohet se presidenti ka lënë të paktën gjashtë pasardhës. Djali më i madh, Ivan, besohet të jetë nëntë vjeç dhe tashmë po përgatitet për presidencë.

Prej kohësh përflitet se ka lindur në një klinikë private në Zvicër. Tjetri - Vladimir Junior - thuhet se lindi katër vjet më vonë në Moskë në 2019, me të njëjtën mjeke me origjinë sovjetike me bazë në Zvicër, Dr Natalia Thiebaud Kondratieva, 63 vjeç. Mjekja vdiq papritur një vit më parë, katër ditë para se të bëhej publik roli i saj në lindjet e djemve të Kabaeva. Putin - i cili është plotësisht i sigurt se do të sigurojë një mandat të tretë këtë muaj kur edhe po mbahen zgjedhje të rreme - po komploton "një transferim dinastik të pushtetit brenda një sistemi totalitar".

"Kjo është e rëndësishme për të. Në 12 vitet e ardhshme, ai duhet të krijojë kushte në sistem që askush përveç trashëgimtarëve të tij të mos jetë në krye të shtetit,”-tha Feigin.

'Planet e Putinit për vajzat e tij'

Feigin sugjeroi se Rusia është shumë "seksiste" që Putini t'ua dorëzojë pushtetin dy vajzave të tij më të mëdha Maria Voronteva, 38 vjeç, dhe Katerin Tikhonova, 37 vjeç. E njëjta gjë do të vlejë edhe për vajzën e tij që mendohet se ka me DJ, Luiza Rozova dhe atë që ka me pronaren e bankës, Svetlana Krivonogikh, 48 vjeç. 

Feigin parashikoi që vajza e tij Maria - e cila papritmas është vënë në qendër të vëmendjes muajt e fundit - do të bëhet ministre e shëndetësisë pas zgjedhjeve. Motra e saj e vogël Katerina mund të bëhet ministre e Arsimit.

“Rusia është një vend seksist dhe çështja e grave në politikë dhe pushtet nuk është një çështje e lehtë,”- tha Feigin./ZËRI

Poll

MOS HUMB