Bota

Mediat italiane: Konklava për zgjedhjen e Papës së ri, antikushtetuese!

Më konkretisht, ky konstatim vjen për faktin se Kushtetuta e Vatikanit thuhet se parashikon një kufi maksimal të pjesëmarrësve në çdo konklavë të mbajtur në Kapelën Sistine prej 120 kardinalësh.

k.m.
Mediat italiane: Konklava për zgjedhjen e Papës së ri,
Foto ilustruese

VATIKAN- Sipas shtypit italian, një problem thelbësor mund të lindë me kardinalët që do të marrin pjesë në konklavë, për të zgjedhur Papën e ri.

Më konkretisht, ky konstatim vjen për faktin se Kushtetuta e Vatikanit thuhet se parashikon një kufi maksimal të pjesëmarrësve në çdo konklavë të mbajtur në Kapelën Sistine prej 120 kardinalësh. Por në këtë fazë, megjithatë, ata me të drejtë vote janë 134.

Në asnjë rrethanë nuk ekziston mundësia e përjashtimit të disa prej klerikëve të lartë dhe nuk lejohet shorti. E vetmja rrugëdalje, sipas mediave italiane, është të ndryshohet – brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Duke pasur parasysh vdekjen e Papës, e vetmja rrugëdalje duket se është një vendim i Këshillit të Kardinalëve (i cili ushtron përkohësisht pushtetin në Vatikan) për të kapërcyer këtë pengesë të veçantë. Përndryshe, çdo zgjedhje e kreut të ri të Kishës Katolike Romake madje mund të konsiderohet e pavlefshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB