Bota

‘Me zemra të thyera...’, ndahet nga jeta gruaja e futbollistit nga Kosova

Familjarët e së ndjerës u shprehën se varrimi i Kaltrina Fazliut-Shillova, zhvillohet gjatë ditës së sotme.

D.XH
‘Me zemra të thyera...’, ndahet nga jeta gruaja e futbollistit
Kaltrina Fazliu - Shillova

PRISHTINË – Kaltrina Fazliu- Shillova, bashkëshortja e futbollistit Alban Shillova u nda nga jeta në moshë të re, në orët e para të së hënës. Lajmin e hidhur e njoftuan familjarët e saj, përmes rrjeteve sociale. Ata bënë me dije se varrimi i së ndjerës do të bëhet në fshatin Zllatar të Prishtinës, gjatë ditës së sotme.

“Sot me dt: 15/01/2024 vajza jone ndërroi jete! Ju njoftojmë se vorrimi bëhet me ikindi ne fshatin Zllatar- komuna Prishtinë! Të pikëlluar familja Fazliu-Shillova!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Për vdekjen e së resë, ka reaguar edhe bashkëshorti, futbollisti Alban Shillova. Ai është futbollist dhe ka luajtur për Malishevën dhe Prishtinën.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, shkruan ai.

Kaltrina Fazliu –Shillova ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Ajo punonte mësuese./ZËRI/

Poll

MOS HUMB