
MAL I ZI- Urdhri i lëshuar nga Byroja Qendrore Kombëtare e Interpolit në Ankara për shtetasin turk Binali Camgoz ka kaluar të gjitha kontrollet. Turqia nuk e kërkon për vepra penale që përfshijnë karakter politik, ushtarak, fetar dhe racor, por për krijimin e një organizate kriminale dhe krime të rënda. "Vijesti" ka bërë me dije se Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ende nuk ka informacion nëse anëtarët e klanit të Camgozit janë aktivë në territorin e Malit të Zi. Camgoz u lirua së fundmi nga burgu i Spushës, e aktualisht ndodhet në qendrën e pritjes për të huaj.
Në periudhën 2018-2022, sipas informacioneve të “Guardian” londinez, Byroja Qendrore e Interpolit ka refuzuar më shumë se 800 kërkesa për lëshimin e një urdhër-arresti të kuq të Interpolit dhe në të njëjtën periudhë është konfirmuar edhe urdhri për Camgoz, edhe pse ky i fundit nuk akuzohet për krime politike. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e vlerësoi si të parakohshme kërkesën e Binal Camgoz, i cili kërkoi që gjykata të lëshojë një masë të përkohshme që detyron Malin e Zi të mos lejojë ekstradimin e tij në Turqi.
Megjithatë shtetasi turk është udhëzuar që kur të ketë një vendim të formës së prerë të kontaktojë sërish me ta.
-
-
-
Ministri shqiptar kërcënohet nga mafiozi turk
24 Janar, 18:42 -
-
Nga kontrollet e kryera është konstatuar se Camgoz ka hyrë në Mal të Zi me një dokument udhëtimi - pasaportë të Republikës së Turqisë, me emër dhe mbiemër tjetër, e cila u zbulua se ishte e falsifikuar. Për këtë vepër penale u dënua me 3 muaj burg.
Ministri Dukaj ka ditë që hesht
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj prej ditësh nuk u është përgjigjur pyetjeve të “Vijesti”, për këtë arsye ka pritur që shërbimi sekret ta thërrasë për intervistë dhe vetëm më pas ka pranuar se mafia i ka kërkuar të ushtrojë ndikim politik në mënyrë që të shefi i mafias turke të siguronte azil. Dukaj u mor në pyetje në polici më 31 korrik të vitit të kaluar pasi policia publike dhe sekrete morën informacione operative se i rrezikohej jeta.
Paraprakisht në polici ishte raportuar se Camgoz përmes klanit të Kavaçit kishte premtuar se do të dëmtonte Dukajn, i cili pretendohet se nuk e kishte mbajtur premtimin e tij ndaj shqiptarit Indrit Kolleshi. Ky i fundit kishte ndërhyrë duke i kërkuar favor ministrit. Sipas Dukajt, një shok nga Prishtina, identitetin e të cilit nuk donte ta zbulonte, e kishte telefonuar dhe i kërkoi të takonte Kolleshin. E pikërisht ky i fundit ia kërkoi nderin. Kolleshi, i dënuar me 10 vite burg për mashtrim në Shqipëri, dy ditë më parë ka kontaktuar me “Vijestin” duke theksuar se asnjëherë nuk e ka kërcënuar Dukajn.
Ai i bëri thirrje kreut të dikasterit qeveritar për administratën publike që të bëjë publike të paktën një provë apo fakt. Por deri tani, nuk ka dalë asgjë./ZËRi