Aktualitet

Mashtruesi i biznesmenëve "aktiv" edhe në Mal të Zi, si i premtoi mafiozit turk se do ndërhynte te ministri shqiptar për azil

Ministri Dukaj kishte pranuar se katër apo pesë muaj më parë, një shok nga Prishtina e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar që të takohej me shqiptarin, i cili i kërkoi ndihmë për dhënien e azilit për mafiozin turk. Por emri i tij nuk është i panjohur as në Shqipëri.

k.m.
Mashtruesi i biznesmenëve "aktiv" edhe në Mal të Zi, si
Indrit Kolleshi

TIRANË- Ministri shqiptar në Mal të Zi, Marash Dukaj është kërcënuar nga një anëtar i grupit "Kavaç" për llogari të kreut të grupit mafioz, turkut Binali Camgoz. "Vijesti" zbuloi dëshminë e dhënë nga ministri, i cili zbuloi se kishte pasur ndërhyrje nga miqtë e tij nga Kosova për t'i siguruar azil Camgoz-it.

Mashtruesi i biznesmenëve "aktiv" edhe në Mal të Zi, si
Binali Camgoz

Ndërlidhësi ishte zgjedhur të ishte Indrit Kolleshi. Ministri Dukaj kishte pranuar se katër apo pesë muaj më parë, një shok nga Prishtina e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar që të takohej me shqiptarin, i cili i kërkoi ndihmë për dhënien e azilit për mafiozin turk. Por emri i tij nuk është i panjohur as në Shqipëri. Madje njihet edhe me aliasin e tij, Indrit Aliu, me origjinë nga Vlora.

Mashtruesi i biznesmenëve "aktiv" edhe në Mal të Zi, si
Indrit Kolleshi

Kolleshi u arrestua më 11 Gusht të vitit që lamë pas, pas denoncimit të një biznesmeni, i cili kuptoi se ishte mashtruar. Ai u prezantohej biznesmenëve si zyrtar i lartë duke u premtuar tenderë të ndryshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, kryesisht në aktivitetin e minierave të ndërtimit. Në këmbim të tenderave, biznesmenëve u merrte para. Madje për ta bërë veten edhe më të besueshëm, kishte hapur edhe një zyrë.

Historia e Indrit Aliut (Kolleshi) nisi që prej vitit 2008. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ai u shfaq si ortaku i vetëm në shoqërinë “Dejs&Partners Consulting”, me aktivitet “konsulenca juridike dhe fiskale për individët dhe shoqëritë tregtare, si dhe te gjitha aktivitetet që lidhen me fushën e ndërtimit”. Duke përdorur shoqërinë që kishte krijuar hartoi kontrata me shoqëri të ndryshme për kryerje punimesh, Aliu siguroi 3 milionë euro dhe më pas u arratis jashtë Shqipërisë.

Mashtruesi i biznesmenëve "aktiv" edhe në Mal të Zi, si
Indrit Kolleshi

2 vite më vonë, ai u kap në Greqi dhe pasi u ekstradua në Shqipëri, u dënua me 10 vite heqje lirie. Edhe pse u dënua për mashtrim, sërish edhe pas daljes nga burgu duket se kishte sërish të njëjtin qëllim në mendje, të përvetësonte para përmes mashtrimit, duke gjetur "peshq" të rinj për të futur në rrjetën e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB