Bota

Matteo Messina Denaro në gjende të rëndë, shëndeti i tij përkeqësohet në spitalin e burgut

Bosi i Cosa Nostra-s, i arrestuar më 16 janar, u transferua më 5 shtator nga njësia e kujdesit intensiv, ku ishte shtruar për të menaxhuar pasojat e operacionit, në repartin e të burgosurve të ngritur brenda spitalit.

k.m.
Matteo Messina Denaro në gjende të rëndë, shëndeti i
Matteo Messina Denaro

ITALI- Bosi i organizatës mafioze "Cosa Nostra", Matteo Messina Denaro, i arrestuar më 16 janar 2022, është shtruar në spitalin San Salvatore për shkak se shëndeti i tij është përkeqësuar. Situata e tij nuk është e mirë për shkak të kancerit të zorrës së trashë, sëmundje nga e cila vuan prej vitesh. 

Bosi i Cosa Nostra-s, i arrestuar më 16 janar, u transferua më 5 shtator nga njësia e kujdesit intensiv, ku ishte shtruar për të menaxhuar pasojat e operacionit, në repartin e të burgosurve të ngritur brenda spitalit.

Për momentin, përpjekja e mjekëve është lidhur kryesisht me menaxhimin e dhimbjes së pacientit, duke pasur parasysh fazën e avancuar të sëmundjes që ka Messina Denaro, nëpërmjet administrimit të barnave që mund të lehtësojnë disi vuajtjet dhe përmirësojnë gjendjen e përgjithshme pas operacionit. Në kushte të tilla avokatët e tij mbrojtës kanë përgatitur një kërkesë për lirimin e klientit të tyre.

Messina Denaro, për tre dekada me radhë, i kishte shpëtuar dënimit me burg për krimet e shumta që ka kryer, përfshirë masakrat e viteve ’92 dhe ’93. Ai tani po vuan burgimin e përjetshëm për të shlyer çmimin e krimeve të kryera. Ai ishte operuar për kancer në zorrën e trashë në vitet 2020 dhe 2022, përpara se të arrestohej. Gjithashtu në fund të qershorit, Drejtoria Italiane e Burgjeve e lejoi atë të linte qelinë për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjike. Shtypi italian e cilëson Matteo Messina Denaro si “kumbari i fundit” i Cosa Nostra-s.

Poll

MOS HUMB