
MOSKË- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka dalë nga "bunkeri" i tij. Sipas të dhënave të bëra me dije nga mediat e huaja, diktatori Kim është në një tren dhe ka nisur rrugëtimin e tij për në Rusi. Megjithatë pavarësisht raportimit të mediave, aktualisht as Rusia dhe as Koreja e Veriut nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht takimin.
Raportimet e fundit të mediave vijnë pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan javën e kaluar se Kim dhe presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohen ndërsa negociatat për armë po përparojnë midis dy vendeve të tyre. Nëse lajmi i vizitës konfirmohet, do të shënonte udhëtimin e parë jashtë vendit të Kim që nga pandemia Covid-19. Po ashtu, ky do të ishte gjithashtu edhe udhëtimi i 10-të i Kim-it që nga marrja e pushtetit në 2011.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut thuhet se preferon të udhëtojë në një tren të blinduar të pasur.
Të martën e kaluar, këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, paralajmëroi se Koreja e Veriut do të "paguajë një çmim të rëndë" nëse arrin një marrëveshje armësh me Rusinë, megjithëse nuk dha hollësi se cilat do të ishin konkretisht këto pasoja. Aktualisht Koreja e Veriut po i "vuan" sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe të SHBA-së të vendosura për programin e armëve të shkatërrimit në masë të Phenianit./CNN