Bota

Masakroi me thikë mbesën 11-vjeçare/ Qytetarët sulmojnë 37-vjeçarin teksa i drejtohej gjykatës (VIDEO)

Familjarët e viktimës dhe dhjetëra qytetarë janë vërsulur drejt makinës së policisë, që shoqëronte autorin e ngjarjes drejt gjykatës.

f.t
Masakroi me thikë mbesën 11-vjeçare/ Qytetarët
PAMJE NGA NGJARJA

GREQI-Masakrimi i vajzës 11-vjeçare Vasiliki nga daja i saj ka tronditur Greqinë, duke sjellë një situatë kaotike jashtë gjykatës së Pirgos. Familjarët e viktimës dhe dhjetëra qytetarë janë vërsulur drejt makinës së policisë, që shoqëronte autorin e ngjarjes drejt gjykatës. U desh ndërhyrja e patrullave, por situata nuk u qetësua aspak, teksa incident nga qytetarët vazhduan.

E mitura ka humbur jetën për shkak të dy goditjeve fatale që daja i ka dhënë me një kaçavidë që kishte në dorë në momentin që tentoi ta përdhunonte. Siç u tregoi autoriteteve, vrasësi i pamëshirshëm (ende i paidentifikuar me emër) vetëm sa i kishte propozuar mbesës që të kryente marrëdhënie me të, por e mitura nuk kishte pranuar dhe i ishte përgjigjur duke i thënë se do t'i tregonte gjithçka familjes së saj. Nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re. /ZËRI

Poll

MOS HUMB