Bota

Djali i presidentit amerikan, Joe Biden shpallet fajtor

Ai akuzohet se ka gënjyer një shitës të licencuar të armëve, duke bërë deklarata false në aplikimin e tij, ku ka deklaruar se nuk ishte përdorues droge.

f.t
Djali i presidentit amerikan, Joe Biden shpallet fajtor
Hunter Biden

SHBA-Djali i presidentit të SHBA-së, Hunter Biden është shpallur fajtor, pasi u faktua se gënjeu nëse kishte konsumuar drogë kur bleu një armë. Juria në Delaware e shpalli fajtor Bidenin për të tre akuzat pasi dëgjoi një javë dëshmi dhe prova të dëshmitarëve në gjyqin penal të profilit të lartë. Hunter rrezikon të marrë dënimin maksimal me 25 vite burgim. 

Djali i presidentit, akuzohet për veprat penale në lidhje me blerjen e një arme në vitin 2018, kur ai pati shkruar në kujtimet e tij se ishte nën varësinë e drogës. Ai akuzohet se ka gënjyer një shitës të licencuar të armëve, duke bërë deklarata false në aplikimin e tij, ku ka deklaruar se nuk ishte përdorues droge. Gjithashtu e ka mbajtur armën në mënyrë të kundraligjshme për 11 ditë.

Dënimi maksimal me të cilin përballet Hunter Biden?

Dënimi maksimal për deklarim të rremë në blerjen e armës është 10 vjet. Dënimi maksimal për bërjen e një deklarate të rreme në lidhje me informacionin që kërkohet të mbahet nga tregtari federal i licencuar i armëve të zjarrit është 5 vjet. Dënimi maksimal për mbajtjen e armës së zjarrit nga një person që është përdorues i paligjshëm ose i varur nga një substancë e kontrolluar është 10 vjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB