Bota

Tronditëse në Itali! Pasi e masakroi, autori shkon me trupin e pajetë të gruas në polici

Ajo ishte e mbështjellë, teksa ishte e lidhur rreth qafës me një kabllo elektrike dhe me një rrip.

f.t
Tronditëse në Itali! Pasi e masakroi, autori shkon me trupin e
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modena. Një 48-vjeçar u shfaq gjatë mesnatës në selinë e Karabinierëve me trupin e gruas së tij, një 41-vjeçare, nënë e dy fëmijëve 2 dhe 3 vjeç. Trupi i saj u gjet në bagazhin e një fugoni. Ajo ishte e mbështjellë, teksa ishte e lidhur rreth qafës me një kabllo elektrike dhe me një rrip. Mediat vendase raportojnë se 48-vjeçari fillimisht nuk e pranoi se e kishte vrarë, por i tregoi policisë trupin e gruas.

Raportohet se viktima kishte nisur një procedurë pranë autoritetit gjyqësor të Innsbruck (Austri) për të marrë kujdestarinë parësore të dy fëmijëve të mitur dhe ushtrimin e të drejtave të vizitës. Më 17 maj 2023, u vendos se fëmijët do të mbaheshin nën kujdestarinë e nënës dhe e drejta e babait për të vizituar.

Burri është në arrest me akuzën e vrasjes së rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB