
ITALI- Një tragjedi familjare ka ndodhur në Alessandria mëngjesin e sotëm. Një 60-vjeçar ka kryer një vrasje të dyfishtë në shtëpi, duke qëlluar për vdekje gruan dhe djalin e tij adoleshent. Më pas ai ka shkuar te vjehrra e tij në institutin Divina Provvidenza në sheshin me të njëjtin emër në lagjen Orti, dhe e ka goditur atë për vdekje me thikë, përpara se të vetëvritet.
Ka ende shumë elementë për t'u hetuar nga hetuesit, se çfarë e shtyu 60-vjeçarin që të vriste 3 familjarët e tij dhe më pas edhe veten.
Trupat e burrit dhe të moshuarës janë gjetur në oborrin e Institutit, që shërben si strehë për personat e moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara.
Hetuesit po kryejnë hetimet në shtëpinë e burrit për të rindërtuar skenën e vrasjes./Zëri.ai