
ORURO – Autoritetet në Bolivi janë duke hetuar përdhunimin e një vajze vetëm 12-vjeçare nga 11 burra.
Tre të dyshuar tashmë janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.
Vajza dyshohet se është rrëmbyer në një festë që ajo kishte, ku ndodhej së bashku me familjen. Të dyshuarit raportohet se i dhanë të miturës alkool dhe më pas e përdhunuan.
Sulmi brutal ndaj vajzës së mitur ka ndodhur në qytetin Oruro, që ndodhet disa dhjetëra kilometra larg kryeqytetit La Paz.
Prokurori i çështjes tha se hetimet kanë nisur sapo është marrë informacioni për sulm seksual. Ai tha se do të punohet ngushtë me policinë për të çuar çështjen deri në fund.
Nga ekspertiza, është dalë në përfundimin se vajza ka shenja të qarta të abuzimit seksual fizik. Prokurori theksoi se dëshiron që autorët e sulmit të tmerrshëm të marrin dënime që shkojnë deri 30 vite burgim./Zëri.ai/