Bota

Sulmohet me thikë 15-vjeçarja në Britani

Policia ka arrestuar një adoleshent pas sulmit

E.K
Sulmohet me thikë 15-vjeçarja në Britani
Pamje nga vendngjarja

BRITANI E MADHE- Një 15-vjeçare është vrarë me thikë në Londër, para një qendre tregtare në Kroydon, në pjesën jugore të kryeqytetit të Britanisë së Madhe.

Pjesëtarët e policisë u nisën me shpejtësi drejt qendrës tregtare, kurse në video dhe fotografi të shpërndara në X, shihet një numër i madh policësh në vendin e ngjarjes,

Daily Mail shkruan se vajza u sulmua derisa po shkonte në shkollë. Policia arrestoi një adoleshent lidhur me sulmin, pasi dyshohet se njihte viktimën.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi me thikë.

“Në fazën e hershme besojmë se e njihte viktimën. Vendi ku ka ndodhur sulmi është bllokuar dhe falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin”, tha polici Andy Britten. 

Poll

MOS HUMB