
IZRAEL- Caroline Ball, 22 vjeçe kishte udhëtuar drejt Izraelit bashkë me të dashurin për të vizituar miken e saj pa e ditur se ky do ishte udhëtimi i fundit për të. Ajo është një nga qindra viktimat e sulmeve të Hamasit mbi Izrael.
E reja nga Gjermania, ishte studente në Berlin por ëndrrat e saj u ndërprenë në mes. Ajo kishte planifikuar të kthehej në Berlin por bombardimet sulmuan godinën ku qëndronte duke vrarë atë dhe të dashurin e saj.
Nëna e saj ka ndarë me publikun mesazhet e fundit të shkëmbyera me të bijën pak para se të ndërronte jetë. Pak minuta para se të vritej ajo po komunikonte me nënën e saj duke i thënë asaj se ata po fshihen në një strehë.
“Jemi nën sulm, nuk e di kush janë. Jemi fshehur në një strehë. Mendoj se na zbuluan. Mami të dua”, thuhet në mesazhin e saj të fundit./Zëri.ai