Bota

Erdogan KUNDËR SHBA-së: Ç’punë ka të dërgojë aeroplanmbajtëse në Izrael?

I ndalur tek dërgimi aeroplanmbajtëses amerikane në Izrael, Erdogan tha se gjëra të rënda priten të ndodhin në Gaza.

E.K
Erdogan KUNDËR SHBA-së: Ç’punë ka të
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë lidhur me zhvillimet e fundit të luftës Izrael-Hamas. I ndalur tek dërgimi aeroplanmbajtëses amerikane në Izrael, Erdogan tha se gjëra të rënda priten të ndodhin në Gaza.

Rexhep Tajip Erdogan: SHBA-ja po dërgon aeroplanmbajtësen e saj në Izrael. Çfarë pune ka aty? Çfarë do të bëjë? Me ardhjen e aeroplanmbajtëses, masakra të rënda do të fillojnë të godasin Gazën. Më duhet të them këtë: SHBA ka më shumë se 20 baza në Siri. Ç’punë ka një bazë amerikane në Siri? A nuk duhet vlerësuar e gjithë kjo? SHBA zhvillon dhe trajnon të gjitha organizatat terroriste. Ose në Siri, ose në këtë rajon, ose në Lindjen e Mesme. Ata po e kthejnë Lindjen e Mesme në një vend gjakderdhjeje.

Në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimit Europian, lideri turk tha se ai nuk pranon asnjë alternativë tjetër përveçëse anëtarësimit të plotë.

Rexhep Tajip Erdogan:  Integrimi i Evropës do të bëhet vetëm me anëtarësimin e plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian. E kam theksuar se nuk do të pranojmë asnjë alternativë tjetër përveç integrimit të plotë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB