
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i është drejtuar këtë të martë popullit amerikan në lidhje me luftën në Izrael-Hamas. Përmes një deklarate, Joe Biden ka deklaruar se mes pengjeve që po mbahenb në Hamas ka dhe amerikanë.
Po ashtu ai theksoi mbështetjen amerikane për Izraelin. Sipas tij kemi të bëjmë me një akt të së keqes.
Joe Biden: Ne qendërojmë më Izraelin dhe kujdesim që Izraeli të kujdeset për qytetarët e tij. Nuk ka shfajësim për terrorizmin. Hamas ofron vetëm gjakderdhje dhe asgjë tjetër. Humbja e jetëve të thyen zemrën, Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të përgjigjet. Ne respektojmë ligjet e luftës, ato kanë një rëndësi, kanë një ndryshim. Qytetarët amerikanë po luten për familjet e prekura nga kjo mizori. Kjo është ajo që ne nënkuptojmë me tragjedi njerëzore. Hamasi ka përdhunuar, sulmuar dhe ka rrëmbyer gratë si trofe. Prindërit kanë përdorur trupat e tyre si mburojë për të mbrojtur fëmijët e tyre.
Sa i përket sitruatës aktuale, Biden tha se është e drejta e Izraelit që ti kundërpërgjigjet një situate të tillë ndërsa shtoi se SHBA ka rritur sigurinë ndaj komuniteteve hebraike.
Joe Biden: Izraeli ka të drejtë dhe detyrë t’u përgjigjet sulmeve. Ne refuzojmë urrejtjen, refuzojmë terrorizmin. S’ka vend për urrejtje në SHBA, ndaj jemi në këmbë. SHBA ka rritur masat e sigurisë për komunitetet hebraike./Zëri.ai