Bota

Lufta në Ukrainë, Biden: Nëse nuk ndërhyjmë do zhvendoset në Ballkan

Në një takim privat mesjavës me ligjvënësit, Biden dhe këshilltarët e lartë të sigurisë kërkuan të mbështesin iniciativën për mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës, duke premtuar se do të qëndrojë pranë Ukrainës "për aq kohë sa të jetë e nevojshme".

k.m.
Lufta në Ukrainë, Biden: Nëse nuk ndërhyjmë do
Joseph Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joseph Biden, ka paralajmëruar se anulimi i ndihmës financiare për Ukrainën mund të çojë në një fitore të shpejtë të Rusisë dhe madje në një krizë të re në Ballkan.

"Nëse ne largohemi dhe Rusia është në gjendje të vazhdojë sulmin dhe të shembë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit?,"-pyeti Biden kryetarët e bashkive në SHBA.

Sipas “NBC News”, në një takim privat mesjavës me ligjvënësit, Biden dhe këshilltarët e lartë të sigurisë kërkuan të mbështesin iniciativën për mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës, duke premtuar se do të qëndrojë pranë Ukrainës "për aq kohë sa të jetë e nevojshme". Madje përdori edhe çështjen e Ballkanit, por nuk përmendi se për cilin vend bëhet fjalë, pasi vendet që janë afër me Rusinë janë Republika Serbe në Bosnje dhe Serbia.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, prej nisjes së luftës, aktualisht përballen me bllokadë të disa republikanëve konservatorë, të cilët kanë dalë kundër ndarjes së mëtejshme të ndihmës për këtë shtet. Në pakon e Bidenit për ndihmë parashihen 50 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë për Izraelin./ZËRI

Poll

MOS HUMB