Bota

Lufta Izrael-Palestinë hyn në një fazë tjetër, mbi 3600 vrarë

➤Deri tani, mbi 3600 persona kanë vdekur nga të dyja palët që janë në konflikt. ➤Izraeli vazhdon të këmbëngul në planin e saj, për dëbimin e 1.1 milionë banorëve nga Gaza, gjë që mund të sjellë krizë humanitare në zonë. Mosushqyerja dhe mospasja e ujit, ka vështirësuar jetën e banorëve të enklavës. ➤OKB dhe OBSH kanë dënuar operacionin e Izraelit në Gaza, duke komentuar se situata mund të sjellë pasoja të mëdha te popullata civile. ➤Për herë të parë në një luftë mund të përdoret sistemi antiraketor me lazer. Këtë armë e posedon Izraeli. ➤Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverley deklaroi se Hamasi është fajtor për vrasjen e palestinezëve. Ai tha se Britania është e gatshme të ngrejë padi edhe ndaj Izraelit, në rast se vërtetohet se Tel Avivi ka kryer krim lufte.

D.XH

 

 




 

 

Poll

MOS HUMB