
GAZA – Izraeli duket se është bërë gati, që të hedhë në luftë, sistemin e parë operacional në botë, që përmes një lazeri, të arrijë të interceptojë dhe shkatërrojë raketat, e hedhura nga armiku, në territorin izraelit.
Sistemi raketor dhe është testuar e duket të jetë gati për ta luftuar Hamasin.
Çfarë dihet për sistemin antiraketor me lazer të Izraelit?
Në prill 2022, kompania izraelite Rafael, zhvilluesi i sistemit të famshëm të mbrojtjes raketore Iron Dome, testoi me sukses një armë të re lazer të quajtur Light Shield.
Prototipi i lazerit luftarak u prodhua me mbështetjen e Drejtorisë së Kërkimit dhe Infrastrukturës Teknologjike, një organizëm i përbashkët i Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit dhe ushtrisë.
Arma e re supozohej të plotësonte sistemin e mbrojtjes së Izraelit kundër kërcënimeve raketore. Sipas shkencëtarëve, ky sistem i mbrojtjes raketore është i aftë të rrëzojë raketat sapo ata nisin që të ngrihen nga toka, duke përdorur një sistem të sofistikuar të gjurmimit të radarit. Kjo armë tashmë është provuar gjatë konflikteve të fundit në Lindjen e Mesme.
Sistemi antiraketor ka një lazer, që mund të kyçet në një objektiv me shpejtësinë e dritës dhe të nisë shkatërrimet brenda 5 sekondave, në një distancë deri në 7 km. Një nga avantazhet kryesore të armës së re është kostoja për goditje - vetëm 1 dollar, pa llogaritur koston e pajisjeve.
Në të njëjtën kohë, sasia e municioneve nuk është e kufizuar, për sa kohë që ka energji elektrike. Këta lazer mund të vendosen si në instalime tokësore, ashtu edhe në avionë. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të godasin objektiva të shumtë në të njëjtën kohë dhe do të jenë funksionale edhe në raport me sistemin e mbrojtjes raketore Iron Dome.
Lazeri luftarak është projektuar për të kapur raketa, mini-dronë dhe mina të lëshuara nga distanca më pak se 4.5 km.
Një pengesë serioze e armëve lazer të lëshuara nga ajri mbetet vështirësia e përdorimit të tyre kur ka re dhe pluhur. Më 14 tetor, ushtria izraelite vendosi pajisje ushtarake pranë Rripit të Gazës. Automjetet e blinduara izraelite po përgatiten të marrin pjesë në operacionin antiterrorist ndaj Hamasit.
Izraeli dhe Hamasi janë në një luftë që më 7 tetor, kur organizata palestineze goditi fillimisht qytetet izraelite. Mbi 3600 persona kanë vdekur nga sulmet me raketa, në të dyja palët./Zëri.ai/