Bota

Cilat janë të rejat më të fundit që duhet të dini nga lufta Izrael-Hamas?

Më tepër se 3600 persona kanë vdekur nga konflikti i përgjakshëm në rajon. Ultimatumi i Izraelit, për largim të banorëve nga Rripi i Gazës, është kritikuar nga OKB dhe OBSH.

D.XH
Cilat janë të rejat më të fundit që duhet të dini

GAZA – Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë tashmë në ditën e tetë. Pas raketave të lëshuara nga të dyja palët, lufta ka hyrë në një fazë të re.

Tashmë Izraeli po përpiqet të shkatërrojë Hamasin, duke u përpjekur të largojë banorët nga Gaza.

Cilat janë ndodhitë e fundit, të luftës Izrael-Hamas?

Mijëra banorë të Gazës janë larguar nga veriu i territorit,  pasi Izraeli paralajmëroi 1.1 milionë banorët që të largoheshin, përpara se të ndodhë një operacion tokësor. Agjencia e OKB-së e ka quajtur lëvizjen masive të njerëzve nga enklava, një eksod.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se lufta ka hyrë në një tjetër fazë. Mbrëmë vonë ushtria izraelite tha se ka në plan të sulmojë nga toka, ajri dhe deti, por nuk dha kohë se kur do ndodhë diçka e tillë apo specifika të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dënuar urdhrin e evakuimit dhe thotë se detyrimi i pacientëve në spital për t'u zhvendosur, do të ishte një dënim me vdekje.

Ndërsa konflikti hyn në ditën e tij të tetë, më shumë se 3600 njerëz janë vrarë nga të dyja palët. Më shumë se 1300 njerëz u vranë në Izrael fundjavën e kaluar në një sulm nga Hamasi, ndërsa më shumë se 2300 njerëz janë vrarë në fushatën e bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite thotë se po heton vdekjen e një gazetari të Reuters, i cili u vra të premten në Libanin jugor, ndërsa mbulonte konfliktin.

SHBA deklaroi se po dërgon një aeroplanmbajtëse të dytë në rajon, për të penguar veprimet armiqësore kundër Izraelit, aleatit të tij historik./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB