Bota

Lufta Izrael-Hamas/ 'Si shpëtoj dot të gjithë', shoferi i ambulancës në Gaza shpërthen në lot

Siç mund të shihet në video në momentin që ai arrin dhe shikon situatën shpërthen në lot.

E.K
Lufta Izrael-Hamas/ 'Si shpëtoj dot të gjithë', shoferi
Shoferi

PALESTINË- Sulmet e fundit të regjistruara në Gaza kanë lënë të vdekur qindra persona ndërsa të plagosur mijëra të tjerë. Pamjet që vijnë nga vija e frontit të luftës të nisur prej pesë ditësh tashmë të prekin zemrat.

Së fundmi një shofer ambulance, i cili mbërrin në vendin e ngjarjes por nuk arrin t’i shpëtojë dot të gjithë ka prekur zemrat e miliona njerëzve në botë pas publikimit të rrjetet sociale. Siç mund të shihet në video në momentin që ai arrin dhe shikon situatën shpërthen në lot.

Hamasi sulmoi befasisht Izraelin më 7 tetor, ndërsa kundërpërgjigja ishte e menjëhershme. Nga sulmet, mbi 2200 persona kanë humbur jetën nga të dyja palët e përfshira në konflikt. Qindra trupa të pafajshëm janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave ndërsa Hamsai viojn të mbajë peng dhjetëra persona./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB