Bota

Lufta ‘ndan’ njerëzit/ Marshime për Izraelin dhe Palestinën në Europë

Në Mançester, anëtarët e komunitetit hebre kanë mbështetur Izraelin. Ndërsa, në Bradford, anëtarë të komunitetit lokal mysliman, mbështetën kauzën palestineze.

D.XH
Lufta ‘ndan’ njerëzit/ Marshime për Izraelin dhe
Protesta për Palestinën dhe Izraelin

Luftimet e fundit në Lindjen e Mesme, kanë bërë që dhe njerëzit në Europë të ndahen në dy kampe. Mbështetës të Izraelit dhe të Palestinës, kanë marshuar në qytete të ndryshme të Anglisë.

Mbështetës izraelitë marshojnë në Mançester

Në Mançester, anëtarët e komunitetit hebre dhe mbështetësit u mblodhën, për të kujtuar të vrarët izraelitë nga Hamasi.

“Më duket sikur po mbaj zi për humbjen e njerëzve që nuk i njihja personalisht. Të gjithë jemi njerëz dhe ngjarja është e rëndë. Unë jam këtu për të treguar solidaritet. Ata janë vëllezërit dhe motrat e mia”, tha Gabbi Cohen, një qytetare, që mbështet kauzën izraelite.

Një tjetër marshues në Mançester, deklaroi se vrasja e fëmijëve nga Hamasi nuk mund të tolerohet nga bota demokratike.

“Bota është në dhimbje. Unë jam këtu sepse ndjej solidaritet. Qoftë çifut, sikh apo mysliman, fëmija juaj është fëmija im”, deklaroi një tjetër marshues për kauzën e Izraelit.

Mbështetës palestinezë marshojnë në Bradford

Ndërsa anëtarët e komunitetit hebre dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në Mançester, një marshim në mbështetje të palestinezëve u zhvillua në Bradford.

Mbi dyqind njerëz kanë marshuar në qytet. Njerëzit e mbledhur deklaruan se Palestina duhet të jetë e lirë, ndërsa kishin në duar flamuj palestinezë. Marshuesit ishin kryesisht nga komuniteti lokal mysliman.

Hamasi sulmoi Izraelin befasisht, duke vrarë mbi 1200 persona. Izraeli u përgjigj, duke ekzekutuar 1100 njerëz./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB