
GAZA - Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka liruar një peng të Hamasit, gjatë operacioneve tokësore, që ka ndërrmarrë në Gaza.
Ushtria tha se është shpëtuar gjatë operacioneve, ushtarja femër izraelite, Kol Uri Magidish.
“Sonte, ushtarja femër, Kol Uri Magidish është liruar nga ushtria jonë, pas një operacioni tokësor në Gaza.
Magidish është marrë peng nga Hamasi më 7 tetor. Ushtarja ka marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e saj paraqitet e mirë”, tha ushtria e Izraelit.
Ushtria izraelite ka publikuar edhe një foto të Kol Uri Magidish, së bashku me familjen.
Forcat ushtarake izraelite tashmë kanë hyrë në Gaza, në kuadër të operacionit tokësor në enklavë.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 9800 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/