
EUROPË- Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) ngriti sot nivelin e alarmit për lijën e majmunit, duke kërkuar që vendet të mbajnë nivele të larta informacioni për udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura nga virusi. ECDC theksoi se mundësia e transmetimit në Evropë mbetet shumë e ulët, pasi infeksionet diagnostikohen shpejt dhe masat e kontrollit janë të efektshme sipas Euronews.
Sëmundja është përhapur fillimisht në Republikën Demokratike të Kongos dhe është duke u përhapur më lehtësi përmes kontaktit të ngushtë, përfshirë kontaktin seksual. Drejtoresha e ECDC-së, Pamela Reddy Wagner, paralajmëroi se "lidhjet e ngushta midis Evropës dhe Afrikës" mund të sjellin më shumë raste të importuara të infeksioneve.
Përpara një jave, OBSH shpalli shpërthimin e kësaj sëmundjeje në Afrikë si një emergjencë shëndetësore, pasi këto infeksione filluan të përhapen në vendet fqinje të Kongos. Ditën e djeshme, në Suedi u konfirmua rasti i parë i infektimit me llojin e ri.
ECDC rekomandoi që autoritetet shëndetësore të përgatisin plane për zbulimin dhe kontrollin e shpejtë të çdo infeksioni të mundshëm që mund të mbërrijë në Evropë. Sidoqoftë, organizata parashikon se ndikimi i këtij lloji të virusit do të jetë i vogël./ ZËRI