Bota

Aksident i rëndë në Kroaci/ Humb jetën një kroat, dy shqiptarë në gjendje kritike

Pesë persona kanë pësuar lëndime të rënda fizike, ndërsa një është lënduar lehtë.

F.I
Aksident i rëndë në Kroaci/ Humb jetën një kroat, dy
pamje nga aksidenti

KROACI-Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci. Një person ka humbur jetën dhe gjashtë janë lënduar. Pesë persona kanë pësuar lëndime të rënda fizike, ndërsa një është lënduar lehtë.

Mediat kroate thonë se një shtetas i Kosovës, 40 vjec, ka qenë duke lëvizur me një automjet me targa sllovene, por në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt, ku për rrjedhojë është përplasur me një makinë me targa kroate, të drejtuar nga një 45-vjeçar nga Kroacia. 

Shoferi 45-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pasagjerët në mjet, një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas të Polonisë, kanë pësuar lëndime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën. Pasagjerët e plagosur pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut, raporton index.hr.

Policia e Dubrovnikut menjëherë pas lirimit nga spitali të shoferit 40-vjeçar do të nisë hetim penal për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të shkaktimit të aksidentit trafiku në komunikacionin rrugor./ZËRI

Poll

MOS HUMB