Bota

Shmanget tragjedia! Avioni i “EasyJet” për pak sa nuk përplaset me një makinë në pistën e aeroportit

Një avion “Airbus A320” i kompanisë “Easyjet” për pak është përplasur me një makinë e cila ishte në pistë.

I.F
Shmanget tragjedia! Avioni i “EasyJet” për pak sa nuk
Foto ilustruese

Prishtinë- Një tragjedi ajrore është shmangur në momentet e fundit në aeroportin e Prishtinës! Një avion “Airbus A320” i kompanisë “Easyjet” për pak është përplasur me një makinë e cila ishte në pistë.

Avioni ishte nisur në drejtim të Gjenevës dhe një makinë ishte parkuar në anën tjetër të pistës. Sipas zyrtarëve, incidenti ka ndodhur më 20 qershor, por u bë publik sot, sipas Bordit Zviceran për Hetimet e Sigurisë (BZHS). Airbus, me regjistrim zviceran HB-JXF, mësohet se kishte marrë lejen për t’u ngritur për në pistën nr. 35, pak pas orës 17:00. Në të njëjtën kohë, një automjet i aeroportit ishte parkuar në skajin tjetër të pistës.

“Pas ngritjes, aeroplani fluturoi mbi makinë në një distancë që mund të ishte kthyer në një tragjedi. Ekuipazhi deklaroi se në momentin kur ata fluturuan mbi makinë, krahët e avionit sa po ngriheshin nga pista”, thuhet në raportin e BZHS.

Kompania nuk e specifkoi sa pasagjerë ishin në bord në momentin e incidentit, por “Airbus” në fjalë ka një kapacitet për 186 pasagjerë në bord. Komisioni përgjegjës i aviacionit në Kosovë deklaroi se ka nisur një hetim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB