
PARIS – I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takimin e parë për vitin 2024. Ai ka udhëtuar në Paris, ku ka takuar Emmanuel Bonne, këshilltarin e presidentit të Francës, Emannuel Macron për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Lajçak u shpreh se me Bonne ka biseduar në lidhje me atë që do të ndodhë në vijim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Kam përfunduar vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të rëndësishme dhe të dobishme në Quai d’Orsay dhe në Élysée për t’u përgatitur për muajt në vijim. Jam mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për dialogun e lehtësuar nga BE dhe punën time”, shkruan Lajçak në platformën X.
Just wrapped up my first visit of 2024, which took me to Paris ????????. Had very useful and important meetings at the Quai d’Orsay and the Élysée to prepare for the months ahead. Grateful for the strong French support to the ????????-facilitated Dialogue and my work. pic.twitter.com/duZWjWbnfP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 9, 2024
Dialogu Kosovë-Serbi është konsideruar një çështje e mprehtë dhe shtetet e fuqishme të Perëndimit kanë emëruar emisarë të posaçëm për këtë çështje. Madje edhe liderët në Perëndim po përfshihen, në mënyrë që çështja të ketë një zgjidhje. Procesi i dialogut është shoqëruar edhe me tensione në veriun e Kosovës./ZËRI/