Bota

Cameron: Sulmi në Banjskë i rrezikshëm! Britania dhe Perëndimi të jeni të qartë në raport me Kosovën

Sipas shefit të diplomacisë britanike, sulmi ishte i rëndë dhe kjo ishte dhe arsyeja se pse ai takoi forcat e KFOR.

E.K
Cameron: Sulmi në Banjskë i rrezikshëm! Britania dhe
David Cameron

BRITANI- Pas vizitës zyrtare në Kosovë, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe David Cameron ka raportuar para Komisionit të Jashtëm në Parlamentin britanik, ku ka treguar detaje nga vizita në Prishtinë dhe takimet me krerët e shtetit, përfshirë dhe anëtarët e KFOR-it. Cameron gjatë fjalës së tij u ndal tek sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë ku forcat militare serbe sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Sipas shefit të diplomacisë britanike, sulmi ishte i rëndë dhe kjo ishte dhe arsyeja se pse ai takoi forcat e KFOR.

Po ashtu ai u ndal dhe tek qëndrimi që Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë mbajtur ndaj Serbisë sa i përket sulmit. Sipas tij Perëndimi duhet të tregojë zhgënjim ndaj Beogradit zyrtar, ndërsa kërkoi që Britania të jetë më e qartë në politikat e saj sa i përket marrëdhënies me Kosovën.

David Cameron: Pikëpamja ime është që sulmi në Banjë ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Ata nuk kishin thjeshtë armë, ata ishin të pajisur me pajisje shumë të rënda. Kjo është edhe arsyeja pse isha në Kosovë dhe takova KFOR-in dhe komandantin e forcave britanike dhe të tjerët, për të provuar të bëj një vlerësim vetë, për natyrën e asaj që po ndodhë në Kosovë. Ne pozicionin tonë [të Britanisë së Madhe], duhet të jemi të qartë në qëndrimin dhe politika tona. Ne duhet të tregojmë zhgënjim më të madh për Qeverinë e Serbisë. Duhet t’i pyesni vetë BE-në dhe SHBA-në nëse ato janë të zhgënjyera [me Serbinë]. Por nga bisedat që kam pasur, ka zhgënjim./ZËRI

Poll

MOS HUMB