Bota

Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Rezolutën për anulimin e shtrenjtimit të çmimit të energjisë

Po ashtu kërkonte marrjen e një vendimi për uljen e çmimit të saj në harmoni me rrethanat socio-ekonomike dhe nivelin e çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar, respektivisht në bursat respektive ndërkombëtare. 

E.K
Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Rezolutën për anulimin e
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË-Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar këtë të enjte draftin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për anulimin e shtrenjtimit të çmimit të energjisë. Drafti i propozuar nga PDK, i rekomandonte Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që brenda afatit të arsyeshëm kohor të anulonte vendimin për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Po ashtu kërkonte marrjen e një vendimi për uljen e çmimit të saj në harmoni me rrethanat socio-ekonomike dhe nivelin e çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar, respektivisht në bursat respektive ndërkombëtare. 

DRAFTI: 

I rekomandon Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që brenda afatit të arsyeshëm kohor të anuloj vendimin për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe të marrë vendim për uljen e çmimit të saj në harmoni me rrethanat socio-ekonomike dhe nivelin e çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar, respektivisht në bursat respektive ndërkombëtare;

I rekomandon Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), brenda afatit të arsyeshëm kohor të marrë vendim për anulimin, heqjen e bllok tarifës për kalkulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë;

I rekomandon Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ndërmarrjen e masave në raport me Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), për të siguruar trajtimin efektiv dhe të barabartë të konsumatorëve që kanë parashtruar ankesa ndaj faturave të energjisë elektrike për muajin dhjetor 2023 dhe ankesave eventuale të konsumatorëve në vitin 2024.

Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës për marrjen e masave, veprimeve e vendimeve për krijimin e parakushteve financiare për anulimin e menjëhershëm të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe lehtësimin e barrës financiare për konsumatorët familjarë të energjisë elektrike;

Kërkon nga Zyra për Rregullatorin e Energjisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, që në afat sa më të shkurtër kohor të njoftoj Kuvendin për përmbushjen e pikave 1, 2, 3 dhe 4 të kësaj rezolute./ZËRI

Poll

MOS HUMB