Bota

Kush përdor më shumë emoji, Gen X, Gen Z apo Boomers?

Për diçka që në shikim të parë duket një temë mjaft sipërfaqësore, rezulton se mënyra e komunikimit e shekullit të 21-të mund të zbulojë shumë për mënyrën se si njerëzit e perceptojnë njëri-tjetrin dhe se si duan të perceptohen vetë.

E.K
Kush përdor më shumë emoji, Gen X, Gen Z apo Boomers?
Foto ilustruese

Sipas raportit të Adobe Future of Creativity 2022, përveçse janë argëtuese, të rriturit në Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë emoji si të dobishme për kapërcimin e barrierave gjuhësore, për gjetjen e mënyrave më të lehta për t'u shprehur dhe se emoji-të gjithëpërfshirëse madje mund të ndihmojnë në ndezjen e bisedave positive, për çështje kulturore dhe sociale.

Për diçka që në shikim të parë duket një temë mjaft sipërfaqësore, rezulton se mënyra e komunikimit e shekullit të 21-të mund të zbulojë shumë për mënyrën se si njerëzit e perceptojnë njëri-tjetrin dhe se si duan të perceptohen vetë.

Një nga pyetjet që sondazhi mori në konsideratë ishte se sa të hapur janë të rriturit amerikanë për të përdorur emoji për detyra më praktike si konfirmimi i pjesëmarrjes në një ngjarje, përdorimi i tyre kur dërgojnë ose marrin pagesa apo edhe kur komunikojnë me një mjek për të përshkruar se si ndihen.

Siç tregon grafiku i mëposhtëm, përdoruesit më të rinj kishin shumë më tepër gjasa të ishin të hapur ndaj të gjitha këtyre opsioneve. Megjithatë, kur u pyetën për idenë e vizitës së një adrese uebsajti të bërë nga një varg emoji dhe jo një URL tradicionale, të gjitha gjeneratat ishin më pak të bindur.

Kush përdor më shumë emoji, Gen X, Gen Z apo Boomers?
Grafiku

Adobe anketoi rreth 5,000 përdorues të shpeshtë të emoji në shtetet e Kalifornisë, Florida, Illinois, Nju Jork dhe Teksas në internet midis 24 marsit dhe 18 prillit 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB