Bota

"Divorcohem, divorcohem, divorcohem”/ Kush është princesha nga Dubai që la burrin përmes Instagramit

Duke përdorur ligjin e Sheriatit, princesha 30-vjeçare njoftoi divorcin përmes Instagramit duke i shkruar tre herë bashkëshortit të saj “Divorcohem, divorcohem, divorcohem”.

I.F
"Divorcohem, divorcohem, divorcohem”/ Kush është princesha
Princesha Sheikha Mara dhe nëna e saj

DUBAI- Princesha Sheikha Mahra Bind Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, e cila u bë temë e mediave ndërkombëtare për mënyrën se si u divorcua nga burri i saj biznesmen, duke lënë spekulime se ai e tradhtoi, ka origjinë greke. Duke përdorur ligjin e Sheriatit, princesha 30-vjeçare njoftoi divorcin përmes Instagramit duke i shkruar tre herë bashkëshortit të saj “divorcohem, divorcohem, divorcohem”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shaikha Mahra Mohammed Rashed Al Maktoum (@hhshmahra)

Çifti, pas martesës në maj të 2023, kishte zgjedhur Greqinë për të kaluar muajin e mjaltit. Por, fillimisht kishte nënshkruar një kontratë sipas ligjit islamik përpara dasmës, e cila hyri në fuqi në fund të majit 2023. Gjithashtu princesha 30-vjeçare zgjodhi një fustan nusërie nga Ezra Coutoure.

Edhe pse martesa e tyre u vulos me ardhjen e një fëmije në maj të këtij viti, duket se diçka nuk shkonte në marrëdhënien e tyre. Ndërsa ditë më parë princesha njoftoi divorcin duke shkruar në Instagram: Burri im i dashur, pasi je i zënë me gjëra të tjera, Unë po shpall divorcin tonë. Divorcohem, divorcohem, divorcohem! Kujdesu për veten, nga ish-gruaja jote”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shaikha Mahra Mohammed Rashed Al Maktoum (@hhshmahra)

Sheikh Mohammed është një nga pronarët më të mëdhenj të pronave në Mbretërinë e Bashkuar pasi, sipas Guardian, ai zotëron më shumë se 400,000 hektarë tokë në Londër, Skoci dhe Suffolk. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB