Bota

“Bashkëpunëtore?”/ Sjellja e çuditshme e gruas, nuk lëvizi edhe pse Trump iu qëllua para syve (VIDEO)

Disa dyshime janë ngritur ndaj një gruaje e cila ndodhej pas Donald Trump në momentin e sulmit dhe sjellja e saj e çuditshme.

I.F
“Bashkëpunëtore?”/ Sjellja e çuditshme e gruas, nuk
Donald Trump i plagosur

SHBA- Atentati ndaj Donald Trump ditën e shtunë ka ngritur dyshime të shumta. Shumë njerëz kanë parë vazhdimisht video të sulmit duke analizuar sjelljen e mbështetësve të tij. Disa dyshime janë ngritur ndaj një gruaje, e cila ndodhej pas Donald Trump në momentin e sulmit dhe sjellja e saj e çuditshme. Një video që tregon një grua të paidentifikuar, e veshur me syze dielli, një bluzë të bardhë dhe një kapele të zezë, duke nxjerrë telefonin e saj në momentin e sulmit është bërë virale.

Ajo filloi të regjistronte, ndërsa të gjithë të tjerët, përfshirë edhe Trump, u ulën në tokë të frikësuar.

Imazhet kanë ushqyer teori të ndryshme konspiracioni që po qarkullojnë pas të shtënave, ku Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, qëlloi Trumpin në vesh.

Disa përdorues të mediave sociale madje ngritën dyshime se gruaja kishte "tundur kokën" përpara se të dëgjohej e shtëna e parë. Të tjerë, argumentuan se sjellja e qetë e gruas ishte rezultat i të shtënave masive që janë të zakonshme në Amerikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB