
SHBA- Sapo u bë e ditur se bashkëshorti i saj do të jetë kandidat për nënpresident i SHBA-së përkrah Donald Trump, në qendër të vëmendjes u vendos menjëherë Usha Vance. Në moshën 38-vjeçare, kjo avokate me një reputacion mbresëlënëse, vajzë e emigrantëve indianë, mund të bëhet “zonja e dytë” e SHBA-së. Usha u takua me James David Vance në Universitetin Yale, ata u martuan në vitin 2014 dhe kanë tre fëmijë së bashku.
“Usha padyshim që më sjell me këmbë në tokë, dhe nëse sillem pak kokëfortë, nëse ndihem shumë krenare për veten, thjesht duhet të kujtoj se ajo është shumë më e talentuar se unë”, tha gjatë një interviste JD Vance në 2020.
Deri në shpalljen e kandidaturës së të shoqit për në postin e presidentit, Usha ka punuar në studion ligjore Munger, Tolles & Olson. Megjithatë, menjëherë pas shpalljes së kandidaturës ajo dha dorëheqjen "për t'u fokusuar në familjen e saj". Përveç kësaj, sipas mediave amerikane, Usha Vance ishte një votuese e Partisë Demokratike përpara se të bashkohej me republikanët.
Usha u rrit në një periferi të San Diego, Kaliforni nga një nënë mikrobiologe dhe një baba inxhinier.
Zgjedhja e çiftit ofron një atmosferë rinie dhe diversiteti për kandidaturën presidenciale të republikanit, por nuk munguan as komente raciste për origjinën dhe fenë e Usha Vance nga personalitete të ekstremit të djathtë apo përdorues të tjerë në mediat sociale.
Duke buzëqeshur dhe duke mbajtur dorën e bashkëshortit të saj në kongresin republikan të hënën, Usha nuk duket e emocionuar nga perspektiva për t'u bërë "zonja e dytë" e Shtëpisë së Bardhë.
“Unë nuk pres të ndryshoj asgjë në jetën tonë, por besoj në J. D. Vance dhe unë me të vërtetë dua të shoh sesi ai do të punoj për të ndryshuar jetën tonë,”- shtoi ajo./ZËRI