Bota

KURAJO për Princeshën e Uellsit! Nga Charles III te Sunak, REAGIMET për diagnostikimin me kancer të Kate Middleton

Mbreti Charles shprehu krenarinë e tij që Princesha e Uellsit mori guximin ta ndajë publikisht këtë lajm në një periudhë aspak të lehtë për të. 

a.l
KURAJO për Princeshën e Uellsit! Nga Charles III te Sunak, REAGIMET
Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe aktualisht po i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi. Lajmi po qarkullon kudo dhe ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për gjendjen e saj shëndetësore dhe zhdukjen e papritur nga organizimet zyrtate të Oborrit Mbretëror. Një sërë reagimesh kanë ardhur nga zyrtarë të lartë të vendit dhe jo vetëm, ku i japin kurajo Princeshës së Uellsit përmes mesazheve. 

Mbreti Charles shprehu krenarinë e tij që Princesha e Uellsit mori guximin ta ndajë publikisht këtë lajm në një periudhë aspak të lehtë për të. 

“Të dy madhërinë e tyre do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen në këtë kohë të vështirë”, tha Pallati Buckingham.

Kryeministri britanik Rishi Sunak u shpreh gjithashtu se Kate Middleton ka dashurinë dhe mbështetjen e të gjithë vendit. Në një reagim në platformën X, kryeministri britanik thotë se princesha ka treguar trimëri të jashtëzakonshme, pasi vendosi ta ndajë lajmin me të gjithë. 

“Në javët e fundit ajo ka qenë nën vëzhgim intensiv dhe ka marrë trajtim të padrejtë nga seksione të caktuara të medias në mbarë botën dhe në mediat sociale. Kur bëhet fjalë për çështje shëndetësore, si gjithë të tjerët, asaj duhet t’i jepet privatësia e saj për t’u fokusuar në trajtimin e saj dhe për të qenë me familjen e saj të dashur. E di që flas për të gjithë vendin duke i uruar një shërim të plotë dhe të shpejtë dhe mezi pres ta shoh përsëri në veprim kur të jetë gati", shkruan ai. 

Shtëpia e Bardhë i ka dërguar po ashtu një mesazh mbështetjeje Princeshës së Uellsit duke i uruar shërim të shpejtë.

“Natyrisht që të gjithë sapo kemi dëgjuar lajmin e tmerrshëm. Mendimet tona janë me Dukeshën e Kembrixhit, familjen dhe miqtë e saj gjatë kësaj kohe tepër të vështirë dhe sigurisht që i urojmë një shërim të shpejtë,” tha zëdhënësja Karin Jean-Pierre.

Kujtojmë që nëpërmjet një videoje, Middleton shpjegoi se ka kaluar dy muaj të vështirë dhe se nuk e dinte që ishte prekur nga kanceri kur iu nënshtrua operacionit në janar. Pallati mbretëror britanik nuk zbuloi më shumë detaje për llojin e kancerit, por tha se kishte besim që princesha do të shërohej plotësisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB