Bota

Kate në luftë me kancerin! Princ William do të mungojë të dielën e Pashkëve, ç'deklaroi Pallati Mbretëror

42-vjeçarja tha se ajo ishte këshilluar nga ekipi i saj mjekësor që t’i nënshtrohej  kimioterapisë parandaluese, pasi është në fazat e hershme të sëmundjes së rëndë.

a.l
Kate në luftë me kancerin! Princ William do të mungojë
Prince ëilliam dhe Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Princesha Kate dhe Princi William nuk do të marrin pjesë në shërbimin tradicional të Kishës së të dielës së Pashkëve të familjes mbretërore, pasi u zbulua këtë mbrëmje se Princesha e Uellsit kishte kancer.

Në një deklaratë publike, ajo konfirmoi se është diagnostikuar me kancer, gjë që u zbulua nga testet që pasuan një operacion të suksesshëm abdominal në Londër në janar. 42-vjeçarja tha se ajo ishte këshilluar nga ekipi i saj mjekësor që t’i nënshtrohej  kimioterapisë parandaluese, pasi është në fazat e hershme të sëmundjes së rëndë.

Si rezultat, Princesha Kate dhe bashkëshorti i saj Princi William nuk do të marrin pjesë në shërbimin vjetor të kishës të së dielës së Pashkëve në ëindsor, pasi Princesha e Uellsit vazhdon shërimin e saj, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjatë deklaratës së saj, Princesha Kate tha se diagnoza erdhi si një tronditje e madhe, dhe William ka bërë gjithçka që për ta menaxhuar privatisht për hir të familjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB