Bota

'Kudo ka pjesë trupash', dëshmitarët flasin pas sulmit në spitalin e Gazës

Mjeku, Dr. Ghassan Abu-Sitteh, tha se ai besonte se numri i total i vdekjeve "do të vazhdojë të rritet".

Zeri
'Kudo ka pjesë trupash', dëshmitarët flasin pas sulmit
Pamje nga vendi i ngjarjes

GAZA- Dy dëshmitarë të shpërthimit vdekjeprurës të martën në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza përshkruan skenën pas shpërthimit, për të cilin Ministria Palestineze e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi ka thënë se vrau qindra njerëz. Një mjek, që po punon me ‘’Mjekët pa Kufij’’ tha se ishte brenda spitalit në atë kohë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehej se kishte parë "shumë trupa të copëtuar" pas shpërthimit, duke përfshirë një fëmijë me kokë të prerë.

Mjeku, Dr. Ghassan Abu-Sitteh, tha se ai besonte se numri i total i vdekjeve "do të vazhdojë të rritet".

Një tjetër dëshmitar, Adnan, i tha CNN se shkatërrimi që pasoi shpërthimin ishte "përtej normales".

"Nëse shikoni atje në rrugë, ka pjesë trupi kudo, koka dhe duar njerëzish, duar dhe truri fëmijësh,"-tha Adnan, i cili do të thoshte vetëm emrin e tij.

"Është vërtet e papërshkrueshme."

Adnani vuri në dukje sendet e përditshme brenda rrënojave, si dyshekët, jastëkët, këpucët e fëmijëve dhe pelenat. 

“Shiko, çfarë rreziku paraqesin një dyshek dhe një jastëk për Izraelin? Çfarë faji kishin pemët dhe shkëmbinjtë? Ejani këtu, shikoni," tha Adnani, duke treguar këpucët dhe pelenat.

"Ishte plot me furnizime për njerëzit”, shtoi ai.

Zyrtarët e Gazës fajësuan Izraelin, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ishte rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik. Ky grup mohoi pohimin izraelit. Qeveria amerikane deri më tani beson se Izraeli "nuk është përgjegjës" për shpërthimin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB