Bota

OKB: Të arrihet armëpushim në Gaza, shumë njerëz po vuajnë atje

Kreu i OKB-së Antonio Gueterres theksoi se fakti që Hamasi sulmoi Izrelin, kjo nuk nënkupton që gjithë palestinezët duhet të vuajnë për këtë.

D.XH
OKB: Të arrihet armëpushim në Gaza, shumë njerëz po
Antonio Gueterres

KINË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres, tha sot se sulmet e grupit militant Hamas në Izrael, nuk nënkuptojnë ndëshkimin kolektiv të palestinezëve. Ai ka bërë thirrje për një armëpushim të ri në Gaza.

Duke folur në një forum ekonomik në Kinë, Gueterres ka bërë thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës. Ai ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj shtetit të Izraelit, në të cilin janë vrarë 1400 njerëz.

Gueterres ka thënë se dënon ashpër sulmin e ashpër të ndodhur në një spital të Gazës. Ai shtoi se rajoni ka nevojë për paqe.

“E dënoj me forcë sulmin mbi spitalin në Gaza. Bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, për të ndihmuar njerëzit, që po vuajnë në këtë rajon. Jeta e shumë njerëzve është në rrezik. Gjithë rajoni është në rrezik. Fryma e paqes ka shumë rëndësi”, deklaroi Gueteres.

Antonio Gueterres deklaroi se Hamasi duhet të lirojë pengjet pa kushte. Kreu i OKB-së i ka bërë thirrje gjithashtu Izraelit, që menjëherë të lejojë qasje të pakufizuar të ndihmave, në drejtim të Gazës.

Hamasi sulmoi Izrelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më shumë se 4700 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB