Bota

Furnizonin rusët në Ukrainë/ Kapet grupi në Bullgari, arrestohet edhe një shqiptar

Sipas të dhënave të SANS, grupi kriminal merrej me eksportin e mallrave të destinuara për forcat speciale ruse në Ukrainë, Rosgvardia, Wagner dhe luftëtarët çeçenë.

k.m.
Furnizonin rusët në Ukrainë/ Kapet grupi në Bullgari,
Foto ilustruese

BULLGARI- 12 persona u arrestuan të martën në Sofje për eksportim të paligjshëm të mallrave për përdorim të mundshëm nga forcat speciale ruse në Ukrainë. Sipas mediave greke, operacioni për arrestimet u krye në koordinim mes Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë dhe Shërbimit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare (SANS). Mes të arrestuarve ishin bullgarë, rusë, një bjellorus, një grek dhe një shqiptar.

“Pronari i kompanisë është një shtetas grek, lindur në Gjeorgji, llogaritari është nga Kazakistani, një rus me katër ose pesë pasaporta është menaxher dhe një rus i dytë ka organizuar logjistikën. Rusi i tretë ka një leje qëndrimi të përhershme në Hungari. Në grup ka një bjellorus dhe një shqiptar,”- tha kreu i kundërzbulimit (SANS) Plamen Tonçev.

Sipas të dhënave të SANS, grupi kriminal merrej me eksportin e mallrave të destinuara për forcat speciale ruse në Ukrainë, Rosgvardia, Wagner dhe luftëtarët çeçenë. Gjatë kontrolleve u gjetën pamje optike dhe dylbi, por ka të dhëna se grupi kriminal që vepronte në Bullgari. Autoritetet bullgare pretendojnë se këto produkte nuk janë të destinuara për ushtrinë e rregullt ruse.

Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimeve, kompania për të cilën punonin të dyshuarit, ka blerë mallra me vlerë rreth 2 milionë euro. Malli paketohej në qytetin e Plovdivit dhe më pas dërgohej në aeroportin e Sofjes, nga ku eksportohej në Turqi dhe Rusi. Disa nga të dyshuarit u arrestuan në aeroportin e Sofjes përpara se të fluturonin për në Rusi, ndërsa hetimet dhe intervistat e dëshmitarëve janë në vazhdim.

Anëtarët e grupit blenë mallra nga BE-ja, por gjithashtu punuan me homologë në vende të treta si Serbia, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB