Bota

Kryeministri britanik Keir Starmer: Irani duhet të kthehet në tryezën e negociatave pas sulmeve amerikane

Ai e quajti programin bërthamor të Iranit një kërcënim të rëndë për sigurinë ndërkombëtare.

F.m
Kryeministri britanik Keir Starmer: Irani duhet të kthehet në
Kryeministri britanik Keir Starmer

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer i ka kërkuar Iranit të kthehet në tryezën e negociatave pasi Shtetet e Bashkuara goditën objektet e tij bërthamore.

“Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim”, tha Keir Starmer në një postim në X , duke e quajtur programin bërthamor të Iranit një “kërcënim të rëndë për sigurinë ndërkombëtare”.

"Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund kësaj krize", tha ai.

Ministria e Jashtme e Iranit tha më parë se SHBA-të kishin filluar një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke goditur centralet e tij bërthamore, një sulm që SHBA-të e quajtën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Poll

MOS HUMB