Bota

Trump del në konferencë emergjente pas sulmit: Irani të bëjë paqe ose për të do të vijë tragjedia!

Ai konfirmoi sulmet ndaj tre centraleve bërthamore.

F.m
Trump del në konferencë emergjente pas sulmit: Irani të
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka dalë në një deklaratë urgjente për mediat, pas sulmit që organizoi dhe kreu në Iran. Ai konfirmoi sulmet ndaj tre centraleve bërthamore.

“Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite me radhë, ndërsa ata ndërtonin këtë ndërmarrje të tmerrshme shkatërruese. Objektivi ynë ishte shkatërrimi i impiantit të pasurimit bërthamor të Iranit.”

“Sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak”, thotë ai, duke shtuar se impiantet kryesore të pasurimit janë shkatërruar plotësisht.

“Irani, ngacmuesi i Lindjes së Mesme, duhet tani të bëjë paqe. Nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të lehta për t’u kryer,” tha Trump në një fjalim drejtuar kombit mbrëmjen e së shtunës.

Ai shtoi: “Kjo nuk mund të vazhdojë. O do të ketë paqe, ose do të ketë tragjedi për Iranin, shumë më e madhe se ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit. Mos harroni, ka ende shumë objektiva.”

Trump paralajmëroi se SHBA mund të “godasë ato objektiva të tjerë me saktësi, shpejtësi dhe aftësi,” gjë që sipas tij “mund të realizohet brenda pak minutash.”

Konflikti Izrael-Iran ka hyrë në javën e dytë, me të dyja palët që ende shkëmbejnë sulme. Pas sulmeve amerikane, ushtria izraelite tha se Irani qëlloi një valë të re raketash drejt vendit. Mëngjesin e kësaj të diele, SHBA-të goditën disa objekte kryesore bërthamore iraniane, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Poll

MOS HUMB