Bota

Kryebashkiaku italian filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me dy gra

Tidei i ka hedhur poshtë akuzat dhe i ka cilësuar si hakmarrje politike. Sipas tij kjo është bërë për të shantazhuar atë. Video, ende e papublikuar u bë e njohur pasi mediat italiane i bënë jehonë.

E.K
Kryebashkiaku italian filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Pietro Tidei

ITALI- Kryebashkiaku i bashkisë Santa Marinella-s Pietro Tidei akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me dy gra. Njëra prej të cilave sipas mediave italiane është një zyrtare e lartë në një ministri të rëndësishme.

Tidei i ka hedhur poshtë akuzat dhe i ka cilësuar si hakmarrje politike. Sipas tij kjo është bërë për të shantazhuar atë. Video, ende e papublikuar u bë e njohur pasi mediat italiane i bënë jehonë.

“Kam 53 vite që merrem me politikë. Nuk jam i gatshëm të pranoj asnjë ndërhyrje në sferën time private. Kam denoncuar këtë akt si shantazh dhe si tentative për të më korruptuar politikisht.”

Video dyshohet se ka qarkulluar si fillim në grupet e WhatsApp të bashkisë dhe më pas në institucionet e tjera. Kjo çështje ka kaluar në hetim nga Prokuroria, e cila ka urdhëruar sekuestrimin e pamjeve./Zëri

Poll

MOS HUMB